Me heshtje, lot në sy dhe karafila të kuq në duar, ata përkujtuan 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Bashkë me kryeministrin, ministra e deputetë u përkulën për të vendosur lule në pllakat përkujtimore, që ndodhen në vendet ku ata u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.
Sot shënohen tetë vite nga 21 Janari 2011, dita kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.
Gjatë protestës së 21 janarit të 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./atsh/
Loading...