Një 21-vjeçar i quajtur Kienan Moore, nga Queensland, i cili ka vetëm disa javë jetë, i ka propozuar për martesë të dashurës së tij. Ai vuan nga kanceri terminal në gju. Sëmundja iu shfaq rreth një vit më parë dhe tani i është përhapur në mushkëri dhe i ka prekur trurin.
“I thashë mamasë sime gjithçka që doja me të vërtetë ishte të martohesha me dashurinë e jetës sime para se të vdisja” -tha Moore për The Courier Mail.
Pavarësisht se ndjen dhimbje të forta, 21-vjeçari ka përpiluar 60 aktivitete që dëshiron t’i kryejë para se t’i mbarojë koha. Dhe në vendin e parë në listë, dhe i sapo përfunduar, ishte propozimi për martesë ndaj të dashurës së tij prej dy vitesh Olivia Hinz.
Loading...