Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, për shkak se ka grabitur një dyqan në Milano dy ditë më parë. 21-vjeçari shqiptar ka thyer xhamat e një vitrine e ka marrë një kompjuter dhe dy telefona. Menjëherë pasi ka kryer vjedhjen, i riu shqiptar është larguar nga vendngjarja me skuter. Më pas është njoftuar policia pa humbur kohë, e cila sot identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.
Ai tentoi të arratisej nga vendngjarja dhe i bëri rezistencë edhe policëve, ndërsa gjatë kësaj kohe plagosi edhe një efektiv. Pas kësaj, ai u arrestua nën akuzën e grabitjes dhe rezistencës ndaj zyrtarëve të policisë.
JOQ Albania
Loading...