21-vjeçari shqiptar përplas nënën e 2 fëmijëve – Po bënte gara me makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani. 

Mësohet se një shqiptar, i cili bënte gara me një ‘’Range Rover’’ ka përplasur një 43-vjeçare, e cila ishte nënë e dy fëmijëve.

Po ashtu e ditur bëhet se 43-vjeçarja ka ndërruar jetë. Mediat gjermane raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e Pashkëve katolike dhe se ka ndodhur në rrugën Bismarckstraße në Moers-Meerbeck.

Autoritet gjermane kanë bërë me dije se dyshohet se një makinë tip Mercedes ka qenë duke garuar me një Range Rover, kur është përplasur me një makinë të vogël, të drejtuar nga Sema S., 43-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

Ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë tre ditë pas aksidentit në spital.

Gjithashtu policia gjermane ka lëshuar urdhër arresti ndaj 21-vjeçarit shqiptar Kushtrim Hoti, për të cilin janë publikuar karakteristikat e tij dhe kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e tij.

21-vjeçari drejtonte ‘’Range Roverin’’ që përplasi nënën e dy fëmijëve.

Loading...