21-vjecarja hidhet nga ura mbrëmjen e Shën Valentinit

Policia tha se një vajzë vetëm 21 vjeçe, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë mbremjen e Shen Valentinit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Policia ka thene se viktima është Shpresa Martini nga fshati Stajkë, e cila pasi ka pirë disa ilaçe është hedhur nga Ura e Spatharit.

Për pasojë ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e dëmtimeve të mara.

Mësohet se e reja ishte e divorcuar, ndërkohë që dyshohet se akti fatal në ditën e “Shën Valentinit”, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim.

Loading...