22 orë më parë Olsjani i lumtur për martesën më pas të kenë vetëhelmuar veten?!

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi për helmimin e çiftit të sapomartuar në Librazhd, ku Rezarta Hajdari 19 vjeçe gjeti vdekjen dhe Olsian Hajdari po kurohet në spital në gjendje të rëndë.

Por duket se Olsjani ka qene i lumtur tek e kane uruar perpara 22 oresh per martesen e tij, ku i riu dukej mjaft i angazhuar ne rrjetet sociale. Te jete vetehelmim apo helmim nga nje i trete?

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut, sasia e fotoksinës është e madhe, e cila mendohet të jetë tretur në ushqim ose në pije.

Sipas tyre duhen disa orë nga konsumi që era e fotoksinës të dalë si aromë pasi është thithur nga organizmi nëpërmjet lëngut apo ushqimit të konsumuar.

Policia e Elbasanit dyshon që çifti i të rinjve të jenë helmuar, jo vetëhelmuar, megjithate kjo mbetet ende një pistë për të cilen policia po merr në pyetje persona të afërt të familjes.

19 vjeçarja nuk mundi dot që të mbijetonte, duke mbërritur e vdekur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që Olsiani po lufton për të qendruar në jetë, dhe po mbahet i intubuar.

Loading...