22 vjecarja lind ne 1 te nates ne oborrin e spitalit te Shkodres

Një lindje e pazakontë është regjistruar para pak ditësh në qytetin e Shkodrës. Një vajzë e re, rreth 22 vjeçe ka lindur një bebe në kushte aspak të zakonshme.

E reja ka ndjerë dhimbje në orën 01:00 të natës dhe pas pak orësh është detyruar të transportohet në spitalin rajonal të Shkodrës. Por, pak para se të futej në godinë, asaj i janë shtuar dhimbjet dhe është detyruar të lind beben në oborrin e spitalit.

Fatmirësisht në ato momente, pranë nënës ka qenë bashkëshorti, i cili ka ndihmuar në lindjen e foshnjes. Më pas në ndihmë i kanë ardhur edhe mjekët e spitalit të Shkodrës.

Edhe pse temperaturat kanë qenë tepër të ulëta, një lindje e tillë nuk ka ndikuar i porsalinduri, por as tek nëna, e cila më pas është marrë nën kujdesin e mjekëve të spitalit.

Loading...