Një ngjarje e rëndë i ka shokuar të gjithë, shqiptarë dhe italianë.
Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçarja Joana Hoxha ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë ndërsa dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Ngjarja ndodhi në Francavilla al Mare të Italisë.
Sipas mediave italiane ajo ndodhej në banesën e saj kur u ndje keq së ashku me bashkëshortin Fabio Scarponi, i njohur në qytet si menaxher i dy lokaleve.
Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë dhe stafi mjekësor mbërriti në vend ka qenë e pamundur t’i shpëtohet jeta nënës dhe foshnjës. Pritet që trupi i së resë t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes.
Loading...