Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka djegur qëllimisht banesën e tij. Ngarja ka ndodhur në fshatin Risili.
Përveç dëmeve prej 1 milionë lekë që i ka shkaktuar shtëpisë së tij, i riu me iniciale R.M ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.
Ndërkohë, blutë e Vlorës i kanë vënë prangat edhe një 23 vjeçari me iniciale E.Ç, pasi nga kontrolli personal, iu gjetën 15 doza lëndë narkotike të dyshuar të llojit kokainë.
Loading...