Robert McWhir, 25 vjeç, nga St Neots, Cambs është akuzuar nga gjykata britanike për vrasjen e të dashurës së tij Marissa Aldrich.
Prokurori Peter Gair tha: “I pandehuri Robert McWhir, referuar nga shumë dëshmitarë akuzohesh për vrasjen e të dashurës tuaj, Marissa Aldrich.
McWehir, mbyti të dashurën e tij në pishinë në vilën e tij në Farm në St Neots, Cambridgeshire.
Më herët se të ndodhte ngjarja tragjike Robert dhe Marissa kishin qenë për një vizitë tek miqtë e tyre dhe janë dëgjuar të diskutonin me njëri –tjetrin. Më pas ata u larguan dhe ikën në banesën e tij, ku dhe McWhir në debat e sipër i zhyti kokën të dashurës në ujë.
Gjatë kohës kur ishte duke mbytur të dashurën, McWhir ka marrë një telefonatë nga një mik i tij, të cilit i ka thënë “Po e vras, po e vras”.
Aldrich, 29 vjeç, ndërroi jetë pasi mbërriti në spitalin Hinchingbrooke më 22 Dhjetor 2018.
Nuk ishte hera e parë që McWhir përballej me drejtësinë britanike, më parë ai ishte ndaluar nga policia, pasi kishte shkatërruar një dritare në banësen e të dashurës së tij.
Prokurori e përshkroi atë si një “njeri xheloz dhe që zemërohej shumë shpejt”. Dënimi për McWhir do të jepet ditën e martë.