Sa vjeç mund të jetë kapiteni??
Nxënësit në Kinën jugperëndimore ishin të hutuar nga një pyetje me sa duket e pamundur për matematikën që përfshinte dele, dhi dhe kapitenin e një anijeje.
Disa nga përgjigjet e nivelit më të lartë që dolën nga “problemi”, u shfaqën në mediat kineze.
Pyetja – e paraqitur për të klasifikuar pesë nxënës në një shkollë në Nanchong të provincës Sichuan – u kërkoi studentëve të përcaktonin moshën e kapitenit të anijes nëse kishte 26 dele dhe dhjetë dhi në anijen e tij, raportoi “South China Morning Post”.
Fotot e testit u botuan nga portali i lajmeve kineze The Paper.
Çdokush me pak mend mund të thoshte se nuk kishte asnjë mënyrë të mundshme për t’iu përgjigjur problemit. Por kjo nuk i pengoi studentët që të jepnin “zgjidhje” nga më të ndryshmet.
Disa zgjodhën të bëjnë shaka; “Kapiteni është 36 vjeç. Ai është mjaft narcist, kështu që numri i kafshëve korrespondon me moshën e tij”, shkroi një nxënës.
Të tjerët u përpoqën të përdorin të paktën një logjikë minimale. “Kapiteni duhet të jetë të paktën 18 vjeç, sepse një i mitur nuk lejohet nga ligji për të drejtuar një anije”, shkroi një tjetër nxënës.
“Nuk mund të jemi të sigurt për moshën e kapitenit. Numri i deleve dhe dhive është i parëndësishëm për moshën e kapitenit “, tha një nxënës.
Shkolla tha se problemi i matematikës kishte për qëllim testimin e të menduarit kritikë të studentëve – duke shtuar se nuk kishte përgjigje të drejtë apo të gabuar.
“Roli i edukimit nuk është të prodhojë pjesë këmbimi të standardizuara … Çdo përgjigje mund të pasqyrojë një personalitet të ndryshëm. Një pyetje që mund të ketë përgjigje të ndryshme është një pyetje e mirë”, tha ajo. Shkolla shtoi se do të vazhdojë të përdorë pyetje të tilla në kurrikulën e saj.
Megjithatë, ai tha se mirëpret reagimet nga publiku, madje edhe negative. Një komentues në internet shkroi: “Pyetja nuk ka të bëjë me matematikën … Nuk provon aftësinë e nxënësve për të kuptuar matematikën”.