26-vjeçar milioner kërkon të dashur, por ka një kërkesë të thjeshtë…

Një biznesmen i ri, i cili fiton plot 66 mijë paund në muaj ka shprehur hapur zemëratën ndaj femrave që lidhen me të për paratë.

26-vjeçari Matthew Lepre i ka të ardhurat falë disa firmave komerciale online, si dhe një biznesi kursesh nëpër botë.

Ai thotë se është gati për të krijuar një lidhje serioze, por për këtë ai kërkon dikë që do të jetë me të për personin që është.

“Dua të dal me dikë që dëshiron të qëndrojë me mua si njeri dhe jo për llogarinë time bankare. Përgjatë suksesit tim kam kuptuar se lumturia apo dashuria nuk blihet me para dhe familja, partneri, është dikush që dëshiron të qëndrojë krah teje në të mirë e në të keqe“, thotë Matthew.

Por sipërmarrësi nga Sidney, Australi, duke folur për Mail Online shprehet se askush nuk ka arritur ta përdorë deri më sot për paratë që ka.

Ai punoi 3 punë për 3 vjet me radhë për të ndihmuar nënën e tij. Sot Matthew bën më shumë se 120 mijë dollarë australian çdo muaj, falë bizneseve online.

Loading...