Është arrestuar ditën e sotme 26-vjeçarja Adjola Lakra, e dashura e viktimës, si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit.
Sipas detajeve të përcjella nga gazetarja Dorjana bezat për BË, Adjola Lakra ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës.
Siç thekson gazetarja 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.
Mes të tjerash, Bezat raporton se Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.