27-vjeçari shqiptari arrestohet nga policia në Itali

Arrestohet nga policia në Itali një 27-vjeçar shqiptar. Ai akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është i riu me inicialet D.K., i cili u pikas nga policia teksa shpërndante drogë në zonën e Via Romana.

Kontrolli në banesë e fundosi më tej shqiptarin, pasi përveç 35 gramë kokainë dhe 2 mijë euro cash, atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë pa leje.

Grupi hetimor po punon për të zbuluar rrjetin e trafikut.

Loading...