Një 27-vjecare polake është viktima më e re nga koronavirusi. E reja ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.
27-vjecarja ishte infektuar me koronavirus nga nëna e saj, e cila ishte kthyer nga Italia.
Gruaja nga provinca e Podkarpackie në Poloni kishte vetëm një javë që kishte lindur me një ndërhyrje çezariane.
Pas simptomave të para u shtruar në spital ku fatkeqësisht nga insuficienca respiratore përfundoi në terapi intensive.
Pas disa ditësh u diagnostikua me ‘sepsi’, një lloj infeksioni bakterial.
27-vjecarja u operua me urgjencë, por pas dymbëdhjetë orësh ndërroi jetë. Kujtojmë që deri tani në botë nga koronavirusi kanë vdekur mbi 10 mijë persona dhe janë infektuar mbi 110 mijë të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë në Poloni saktësoi se shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së nënës së re nuk ishtë koronavirusi, por ‘sepsis’, që megjithatë, është një infeksion që mund të jetë shkaktuar pikërisht nga Covid-19.
Sipas gazetes vendase “The Lancet”, studimet e kryera në dy spitale kineze kanë treguar se mbi gjysma e pacientëve të shtruar në spital për koronavirus zhvillojnë këtë lloj infeksioni.