27 vjeçarje u merr jetën 2 vajzave të saj, më pas dhe vetes

Një 27 vjeçare ka tronditur të gjithë me veprimin që ka kryer.

Sipas DailyMail, dyshohet se nëna e re 27 vjeçare u ka marrë jetën dy vajzave të saj, përkatësisht të moshës 1 dhe 3 vjeçare. E ndërsa pas këtij veprimi monstruoz, ajo i ka dhënë fund dhe jetës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Bolton, vendi ku janë gjendur dhe trupat e pajetë e ndërsa asnjëra nga tri personat e pajetë nuk janë identifikuar zyrtarisht. Hetimet nga policia vijojnë e ndërsa ajo e rajonit të Mançesterit ka njoftuar për ngjarjen tronditëse.

DailyMail shkruan po ashtu se përdoruesit e internetit kanë krijuar një fondacion për të grumbulluar fonde që do të përdoren për procesin e varrimit të tri personave./Shqipëriaime

Loading...