28 shkurt 1954, u krijua Skuadrilja Autonome e Katërave Silurues në ishullin e Sazanit. Ja emrat e komandanteve të parë !

28 shkurt 1954 – Dita e Katërave Silurues

Ditë në historinë e Forcës Detare

Më 28 shkurt 1954 u krijua Skuadrilja Autonome e Katërave Silurues me vendbazim në ishullin e Sazanit, ditë i cila shënon dhe pajisjen për herë të parë të Forcës Detare me katëra silurues.

Skuadrilja Autonome e Katërave Silurues kishte në organikë gjashtë katëra silurues të projektit 123-BIZ të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik, tre në 17 dhjetor 1953 dhe tre në 16 janar 1954. Komandanti i parë i Skuadriljes u emërua kapiten anije Shefqet Pinari. Skuadrilja Autonome e Katërave Silurues ishte në vartësi të Flotiljes së Durrësit me komandant kapiten anije Xhemal Shani, strukturë që po ashtu krijuar në 28 shkurt 1954. Komandantët e gjashtë katërve siluruesve u emëruan, Muharrem Lulolli, Sezai Osmani, Zeqo Feçani, Sami Sinani, Shyqyri Çuka dhe Seit Jonuzaj.

Loading...