29 të shëruar sot, mes tyre 5 infermierë në Fier dhe Kukës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton mes 29 të shëruarve sot, janë 5 infermierë në Kukës dhe në Fier.

Postimi i Manastirliut

“Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 47 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh” shkruan ministrja.

Loading...