Personi që do t’iu prezantojmë më poshtë është një nga njerëzit me vullnetin më të hekurt në botë. Zack Ruhl nga Texasi, tashmë 29 vjeç, ka lindur me një deformim në gjymtyrët e tij dhe që prej lindjes lëviz me karrige me rrota.
Kur shumica e personave do të demoralizoheshin, ky fakt e ka bërë më të fortë 29 vjeçarin, për të arritur objektivat e tij. Për Zack-un, mamaja është heroina e tij.
Ai pati një jetë të vështirë derisa u rrit. Babi i tij u largua që në momentet e para të jetës së tij, pasi pa deformimin në gjymtyrët e të birit.
Pavarësisht të gjitha vështirëve, Zack ia doli të jetë i suksesshëm në jetë. Gjatë periudhës së gjimnazit, Zack filloi të merrej me ngritje peshash. Pavarësisht deformimit në gjymtyrët e tij, Zack luante rugby në shkollë të mesme.
Ai gjithashtu mori pjesë në konkurse të ndryshme kros-fiti. Falë vullnetit të tij të hekurt, tashmë ai ka një trup që shumë djem normal do ta kishin zili.
Zack shprehet:
Nuk i shoh rrethanat në të cilat ndodhem si limite, por si mundësi për t’i treguar botës se çfarë jam i aftë të bëj. Unë dua të frymëzoj njerëz të tjerë të cilët janë të ulur në karrige me rrota si puna ime dhe për t’i treguar atyre se është e mundur.