Aventura e një hajduti është ndërprerë në mes.
Policia e Vlorës ka ndaluar A. J., 29 vjeç, banues në këtë qytet, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar, tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.
Loading...