Një grua ka vd ekur nga koronavirusi vetëm gjashtë ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj, pa mundur të mbajë kurrë në dorë djalin e porsalindur.
Fozia Hanif, filloi të kishte simptoma dhe rezultoi pozitive me koronavirus pak para ditëlindjes së saj të 29.
Ajo u detyrua të lindë para kohe djalin e saj, Ayaan, në fillim të këtij muaji.
Vetëm gjashtë ditë pas lindjes, familjes së Hanifit iu dha lajmi shkatërrues se ajo nuk do të shërohej dhe ventilatori i saj do të fikej.
Ajo e pa djalin e saj të porsalindur në një fotografi që ia bënë infermierët në spitalin e Birmingham Heartlands, me familjen e saj duke e përshkruar atë si një moment “të lumtur”.
“Ajo ishte vërtet e lumtur kur pa foton e foshnjës që ata bënë për të”, tha bashkëshorti i saj.
“Ajo po e mbante dhe thoshte ‘shiko se është foshnja jonë dhe ne do të kthehemi së shpejti në shtëpi…’ kjo është hera e fundit që unë fola me të.”, shtoi ai.
Hanif ishte në spital për një kontroll rutine të shtatzënisë, kur ajo kuptoi se kishte temperaturë, jo shumë të lartë.
Megjithatë, stafi i spitalit vendosi t’i bëjë disa teste. Më vonë, atë e lanë të dalë, ku festoi edhe ditëlindjen e saj të fundit me familjen.
Burri i saj tha: Ata thanë që ne do ta mbajmë atë këtu për të parë se çfarë ka dhe do t’i bëjmë një test Covid dhe ata e mbajtën atë për dy ditë. Testi rezultoi pozitiv.
Të nesërmen na thanë se rasti ishte i lehtë dhe se ju mund të shkoni në shtëpi. Por, pas katër ditësh qëndrimi në shtëpi, ajo pati vështirësi në frymëmarrje dhe ne thirrëm ambulancën”.
Burimi: The Guardian