3 ditë me parë tërhoqi zvarrë dhe pl agosi me armë zjarri studenten 20-vjeçare në Vlorë/ Gjykata merr vendimin për 30-vjeçarin nga Shkodra

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30-vjeçarin nga Shkodra, Fadil Likaj.

Likaj 3 ditë me parë tërhoqi zvarrë dhe pl agosi me armë zjarri një studente 20-vjeçare në qytetin e Vlorës.

E reja ishte nga Berati, quhej Konstandina Zanaj dhe kryente studimet universitare në qytetin bregdetar.

Shkak i konfliktit është bërë një zënkë mes dy pesonave të cilët kanë qenë çift dhe situata ka përshkallëzuar duke çuar deri në përdorimin e armës.

Atij iu gjendën edhe granata dore me vete gjatë kontrolleve policore.

30 vjeçari akuzohet për vr asje të mbetur në tentativë ndaj 2 ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të ar mëve lu ftarake. Ndërsa gjyqtari i çështjes ishte Enkel Peza dhe prokuror Kledian Llaho.

Loading...