3 shqiptarë ishin në tragetin që u përfshi nga flakët, po udhëtonin drejt Brindisit

Në tragetin që u përfshi nga flakët në mëngjesin e ditës së sotme ishin 3 shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur por janë evakuuar në portin e Korfuzit.

Disa pasagjerë që ndodheshin në traget dhe figurojnë të zhdukur janë shtetas bullgarë, grekë e turq. Deri më tani raportohet për 10 persona të zhdukur.

Trageti “Euroferry Olympia” i linjës Igumenicë-Brindizi me rreth 290 persona në bord është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes teksa lundronte në afërsi të Korfuzit.

Për të bërë evakuimin e pasagjerëve shkuan menjëherë tre helikopterë dhe një mjet i Rojës Bregdetare italiane.

Ekipit të kërkim-shpëtimit iu bashkuan dhe dy anijet e Forcës Detare shqiptare për shuarjen e zjarrit në traget ndërsa shtëllngat e tymit dukeshin edhe në Llogara e Himarë.

Loading...