Akademia e Forcave të Armatosura nga viti në vit po shton stafin e arsimuar dhe të kualifikuar, duke përgatitur ushtarakët e rinj ashtu si në vendet e NATO-s.
Një e ardhme e mrekullueshme i pret Forcat e Armatosura me arsimimin e oficerëve të rinj në akademitë ushtarake më elitare të SHBA.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se, një e ardhme dhe mundësi po kaq të mira i presin të gjithë ata të rinj e të reja që kanë vullnet dhe duan të bëhen pjesë e FA shqiptare.
Majorët Enkelejda Tyrku e Ermir Bejdo përfunduan kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Leavenworth, Kansas, ndërsa kapiteni i Rangut III Blerim Hoxha e përfundoi në Newport, Rhode Island.
Xhaçka tha se, ky fakt mbi të gjitha, na bën krenarë. Duke u pajisur të tre me diploma masteri në fushën e studimeve strategjike përgatisim liderët e së nesërmes, tha ministrja. /atsh
3 ushtarakë shqiptarë, diploma master në akademitë e SHBA
Loading...