3-vjeçarja e ‘lindur me këmishë’, nxirret e gjallë pas 65 orësh nga gërmadhat e ndërtesave në Izmir

Elif, një 3-vjeçare u shpëtua nga rrënojat e një pallati që u shemb në Izmir të Turqisë, si pasojë e tërmetit vdekjeprurës të së premtes.

3-vjeçarja Elif Perincek, sipas asaj që shkruajnë mediat turke, u shpëtua mëngjesin e së hënës, pas më shumë se 65 orësh. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se më herët ishin nxjerrë nga rrënojat edhe nëna e të miturës së bashku me dy motrat e saj, por fatkeqësisht njëra prej tyre kishte humbur jetën.
ërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 të Shkallës Rihter, që ra në detin Egje të premten, deri më tani i ka marrë jetën 79 personave në Turqi. 2 të tjerë humbën jetën në ishullin grek të Samosit. Të plagosurit janë të paktën 962, 219 prej të cilëve po trajtohen në spital.

Më shumë se 900 pasgoditje u regjistruan që prej tërmetit fillestar, 42 prej të cilëve me magnitudë mbi 4.

Përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit që mund të kenë mbetur nën rrënojat e ndërtesave në Izmir vijojnë pa ndërprerje. Ministri Koca tha se nuk dihet sa persona mund të jenë nën to.

Loading...