3-vjeçarja me inteligjencë më të lartë se 99% e njerëzve në botë

Një 3-vjeçare nga Arizona, që mësoi gjuhën spanjolle nga iPad-i, besohet që është personi i parë që ka inteligjencën më të lartë se 99% e popullsisë në botë.

Alexis Martin ka një IQ prej 160, që është më shumë se 99% e njerëzve në botë. Ajo nisi të lexojë qysh në moshën 2 vjeçare dhe për nga inteligjenca është në kategorinë e njëjtë me Hawking dhe Ajnshtajn.

Shenjat e para të inteligjencës tek kjo vajzë ishin aftësia për të folur rrjedhshëm dhe aftësia për të mësuar veten të lexojë në një moshë shumë të re, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht statusit të saj të gjenisë, prindërit e saj dëshirojnë që të dinë se në çfarë ta orientojnë gjeniun e ri.

Ata dëshirojnë që ajo të sfidohet shumë, por edhe të socializohet gjithashtu. Ajo u bë e njohur për publikun më 2014, kur ishte 3 vjeç, tani prindërit e saj po e përgatitin atë për sfida të mëdha.

Shikojeni videon ku tregohej për këtë gjeni:

Loading...