Norma mesatare e papunësisë parashikohet të bjerë në 12% në 2019, dhe pritet të gjenerohen mbi 30 mijë vende të reja pune.
Sipas parashikimeve afatmesme të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rritja e punësimit total pritet të përshpejtohet gjatë viteve 2019-2021.
Ndërkohë shkalla e papunësisë përllogaritet të zbresë në 12.0% për vitin 2019 dhe të vijojë gradualisht rënien në vitin 2020 dhe 2021, respektivisht në 11.2% dhe 10.6%.
Rritja në periudhën afatmesme do të jetë e orientuar drejt krijimit të vendeve të punës krahasuar me historikun, pasi sektorët e prodhimit më intensiv të forcës së punës pritet të performojnë relativisht më mirë se të tjerët./atsh
Loading...