30 vjeçari ndërron jetë në spital, u qëllua me plumb në bark (emri)

Petrit Biba, i riu që u plagos me armë zjarri pasditen e djeshme, ka ndërruar jetë  në spital.

Biba u plagos me armë zjarri në fshatin Vrrithë të Pukës, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të disa personave që kanë qëlluar drejt tij.

Mosohet se 30 vjeçari ka marrë një plumb në barkë, ndërkohë që pavarësisht dërgimit me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Petrit Biba ka qenë punonjës i një HEC-i në fshatin Kaftall.

Shkaqet e ngjarjes që çuan në plagosjen dhe më pas humbjen e jetës së 30 vjeçarit nuk dihen ende.
(shqiperiaime)

Loading...