Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar 30-vjetorin e Partisë Socialiste.
Përmes rrjetit të saj social Facebook, Spiropali shkruan se PS 30 vjet ka ndarë historinë dhe fatin me Shqipërinë, pasi sipas saj të dyja kanë dalë nga errësira komuniste e fillim-viteve ’90 të çorientuara në kërkim të dritës, të ndërgjegjes, dhe të vërtetës.
Ajo shprehet se PS punon për Shqipërinë e besimit respektit dhe mundësisë për çdo njeri, duke shtuar se luftohet që askush në Shqipëri të mos dështojë për shkak të gjinisë, shtresës shoqërore, prejardhjes, përkatësisë fetare, etnike, politike.
“Ne jemi forca politike udhëheqëse e Shqipërisë. Kemi fituar një mandat të tretë historik me Edi Ramën kryetar dhe Kryeministër. Për të ndërtuar Shqipërinë post-tranzicion. Infrastrukturën moderne. Sistem arsimor që sjell zhvillim. Bujqësi që eksporton. Turizëm të qëndrueshëm. Prodhim vendas. Shërbime të shpejta pa zvarritje dhe ryshfet. Administratë publike meritokratike që përballon betejën e negociatave për standardet e integrimit në BE.”, shkruan ajo.
Në fund të postimit Spiropali shprehet se PS duhet të fitojë betejën për Shqipërinë dhe kjo është dekada e saj.”