Janë larguar nga Qyteti Studenti 300 qytetarët afganë të strehuar përkohësisht në kryeqytet.
Ata do të strehohen në strukturat hoteliere në Lezhë, ku do të qëndrojnë derisa të largohen përfundimisht nga Shqipëria.
Ata kanë plotësuar dokumentet për mbrojtjen e përkohshme dhe më pas janë nisur drejt qytetit të Lezhës. Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë kanë ardhur më shumë se 600 afganë, ndërkohë që pritet që numri i tyre të shkojë në 4 mijë.
Loading...