31-vjeçari bie nga kati i 9-ë mbi një makinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Jersey City, New Jersey. Një i ri mësohet se ra nga lartësia dhe përfundoi sipër një makine tip “BMW”.

Raportohet se personi që ra nga kati i nëntë i një pallati, mbijetoi mrekullisht, ndërsa dëshmitarët kanë filmuar momentin kur ai bie mbi makinën.

Ngjarja ndodhi në orën 10:20 të mëngjesit të mërkurës. Pas rënies nga lartësia, 31-vjeçari raportohet se u ngrit duke thënë “Çfarë ndodhi?” /abcnews.al/

Loading...