32-vjeçarja theu rregullat e karantinës për të bërë seks: ‘Unë do ta bëja përsëri, është çmenduri që qeveria po ndalon njerëzit të bëjnë seks’

Një grua që ka thyer izolimin për të bërë seks me dy burra të martuar thotë se nuk ndjehet fajtore për këtë.

Claire, 32 vjeç, që jeton në Liverpool tha se është çmenduri që qeveria angleze ka bllokuar njerëzit dhe nuk i lejon as të kryejnë marrëdhënie seksuale.

32-vjeçare u shpreh se është e ndërgjegjshme që çdo gjë bëhet për të mbrojtur jetë, por shtoi se tani ka hequr dorë nga këto rregulla.

“Unë do ta bëja përsëri, është çmenduri që qeveria po ndalon njerëzit të bëjnë seks. Fakti është se shumica e të rinjve jashtë grupeve me rrezik të lartë kanë një shans shumë të vogël për t’u sëmurur seriozisht nga Covid.

Neve na kërkohet të qëndrojmë pa seks për tërë verën për të shmangur një grip të keq. Është një ndalim që shumica e njerëzve thjesht nuk mund t’i përmbahen. Unë jetoj në një banesë vetëm dhe kam nevojë për kontakt njerëzor. Unë nuk do të kaloj pjesën tjetër të verës vetëm.”

Para fillimit të bllokimit, Claire, e cila është e divorcuar, filloi të takojë një burrë. Ata u përpoqën ta mbanin gjallë marrëdhënien e tyre me “video-call”. Megjithatë brenda disa javësh vendosën të takoheshin.

“Pas një muaji, ne nuk mund të prisnim më dhe ai erdhi në banesën time për një pasdite argëtimi. Ishte eksploziv sepse kishte kaluar kaq shumë kohë për të dy. Ne e takojmë njëri-tjetrin çdo dy javë në banesën time dhe gjithmonë bëjmë seks, citon vizionplus. Asnjë prej nesh nuk ndihet keq për thyerjen e rregullave sepse jemi të rinj dhe të aftë dhe nuk po shfaqim simptoma.”

Por e pakënaqur me thyerjen e rregullave me një njeri, Claire gjithashtu ka filluar të takojë edhe një person të tjerë.

Loading...