35-vjeçari dhunon bashkëshorten, gruaja hidhet nga dritarja e banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe më pas ajo është hedhur nga dritarja e banesës.

Sipas informacioneve zyrtare shtetasi me iniciale G.Q. 35 vjeç, banues në Belsh ka dhunuar bashkëshorten, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës në të cilën jetojnë.

Policia bën me dije se bashkëshortja e 35-vjeçarit është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan,

pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Loading...