Policia e Krujës ka arrestuar 48-vjeçarin Fredi Kalesha, administrator i një fasonerie në Thumanë, pasi një ditë më parë në këtë fasoneri humbi jetën punëtori Taulant Lika.
35-vjeçari humbi jetën pasi gjatë kohës kur ishte në orarin e punës në fasoneri e ka zënë tranxha (një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.
Loading...