Sarandë, Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një k onflikti me pasoja për jetën. Vihet në p ranga një 37-vjeçar që lëvizte me a rmë zj arri me vete. Sekuestrohet a rma e z jarrit pistoletë.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konfliktit mes dy shtetasve. Më datë 11.08.2021, është marrë njoftim se dy shtetas kishin pasur një k onflikt verbal e më pas fizik.
Nga h etimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte k onfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar.
Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar k onfliktin. Falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një a rmë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme h etimore.