37-vjeçarja u martua me kukullën prej lecke: Dashuri me shikim të parë, jemi bërë edhe prindër

Një grua e dashuruar dhe e martuar me një kukull lecke të bërë nga nëna e saj thotë se tani ka një fëmijë me të. Meirivone Rocha Moraes, 37 vjeç, i ankohej mamasë së saj se ishte beqare dhe se nuk kishte me kë të dilte dhe te argëtohej, ndaj ajo mori gjilpërë e pe dhe krijoi Marcelo-n.

Sipas Moraes, ajo u dashurua pas tij dhe mbeti shtatzënë, madje thotë se shtoi thuajse 2 kg gjatë saj. Para se të lindte fëmijën, ajo organizoi një dasmë me 250 të ftuar dhe më pas, bashkë me Marcelo, iu drejtuan Rio de Zhaneiros për muajin e mjaltit.

37-vjeçarja tha se ‘lindi’ një kukull të vogël në shtëpi, një proces që zgjati për 35 minuta, ku ishin të pranishëm një mjek dhe një infermiere. Ajo tha se nuk pati aspak dhimbje, ndërsa e gjitha u transmetua online, ku u pa nga 200 njerëz.

“Ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë prekëse, shumë e rëndësishme. Ai është burri që unë kam dashur gjithmonë në jetë. Të jesh e martuar me të është fantastike. Ai nuk zihet me mua, nuk debaton dhe thjesht më kupton. Marcelo është një burrë i mrekullueshëm dhe besnik. Të gjithë gratë dhe burrat e kanë zili. Kur mamaja ime krijoi Marcelo dhe ma prezantoi, rashë në dashuri me të. Ishte dashuri me shikim të parë”.

Por, si të gjithë ‘burrat’, edhe Marcelo i paska disa të meta, megjithatë nuk e bezdisin aspak ‘bashkëshorten’ e tij të lumtur. “Ai ka shumë virtyte, por është dembel. Nuk punon aspak. Por unë luftoj dhe vazhdoj ta bëj për ne”.

Moraes thotë se shtatzënia ka qenë normale si të gjitha të tjerat dhe babai i ‘fëmijës’ është Marcelo. “E vërtetë, Marcelo më la shtatzënë. Nuk u kujdes dhe nuk përdori prezervativ. Bëra testin dhe rezultova pozitive – nuk mund ta besoja. Nuk i ndieja kontraktimet e dhimbjeve. Të shihja placentën, kordonin umbelikal dhe gjakun e bëri të gjithën të vërtetë”.

37-vjeçarja beson se Marcelo është i vërtetë, madje shprehet se mërzitet e zemërohet kur njerëzit i thonë të kundërtën./tvklan

Loading...