Postimet e tij në rrjetet sociale i kanë çuar në shtëpi Anti-terrorin një 39-vjeçari nga Kavaja.
Përmes postimeve të tij, shtetasi Eduart Guza, 39-vjeç, bënte thirrje për të vrarë çifutët.
Sipas, policisë, arrestimi i tij u bë pas një hetimi që nga janari i këtij viti dhe tashmë mbi të rëndojnë akuzat si “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka caktuar masën “Arrest me burg” për 39-vjeçarin.
Informacioni i plotë:
Drejtoria e Antiterrorit
Vihet në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë çifutët.
Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.
Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.