4 vite pas humbjes së bashkëshortes, peshëngritësi Pirro Dhima rigjen dashurinë

4 vite pas humbjes së bashkëshortes, peshëngritësi Pirro Dhima ka rigjetur dashurinë. Mediet greke shkruajnë se zemrën ia ka vjedhur atletja greke, Afroditi Skafida. Dhima siç raportojnë mediet greke ka qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë me atleten, por së fundmi ai ka bërë daljen e tij të parë publike me të.

Çifti ka qënë në një event të organizuar nga Ioanna Ciambani. Si Dhima, ashtu edhe Afroditi nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë çështje dhe duket se nuk shqetësohen nga blicet e fotografëve. Afroditi është një atlete mjaft e njohur dhe e talentuar.

Ajo garon me ekipin olimpik të Greqisë në kërcimin e shkurtër dhe mban rekordin kombëtar grek për lartësinë 4.48 . Më 30 janar 2010 vendosi një rekord të ri Panhelenik gjatë një dite në pistë të mbyllur, duke kaluar 4.41 m. Nga shkurti deri në qershor 2019 ajo mori pjesë në reality shoë-n e mbijetesës Survivior në Sky ku konkurroi me skuadrën greke

Piro Dhima u rikthye në qendër të vëmendjes pas vdekjes se nenes se tij qe u gjet e pajete në shtëpinë e saj në Himarë. Policia bëri me dije se e moshuara kishte qëndruar në shtëpi e vdekur për disa ditë. Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij.

Mediet greke e kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou. Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës dhe atij nuk ishin rekuperuar.

Loading...