40 ditë pa parë të birin/ Mjekja e Infektivit emocionon për ditëlindjen e tij, e uron sëbashku me koleget

Mjekja infeksioniste e repartit infektiv në QSUT, Nevila Gjermeni, e cila është doktoresha e parë që u vu në kontakt me pacientin zero, dhe që atëherë është në front të parë në luftë me Covid 19, e ka uruar djalin për ditëlindje nëpërmjet rrjeteve sociale.

Bjorni, djali i saj ka festuar një ditëlindje ndryshe nga vitet e tjera pasi e ëma nuk ka mundur ta takojë atë personalisht por ajo ka zgjedhur që ta urojë përmes rrjeteve sociale, përmes një video-calli së bashku me mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv. Të gjithë së bashkua ata i kanë uruar djalit ditëlindjen e 10-të.

Epo të paktën kjo ishte një ditëlindje ndryshe.

Asnjëherë më parë nuk i kishin kënduar ‘Shumë urime për ty’ përmes një video-calli mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv. Bjon, dielli im u bëfsh edhe 100!”, shkruan mjekja Gjermeni.

Pak ditë më parë u bë publike dhe historia e saj, që ka 40 ditë pa parë fëmijët, ndërsa vajzën më të vogël e ka 14 muajshe, dhe tani sapo ka nisur të hedhë hapat e parë.

Loading...