Dokumenti i qeverisë amerikane mbi punën e detyruar në Shqipëri, zbardh hartën e vendosjes së tyre, të dhëna mbi llojin e punës së detyruar, kushtet e vështira dhe numrin e të burgosurve dhe të internuarve që ishin izoluar dhe shfrytëzoheshin në to.
Diktatura komuniste përveç dënimeve më burgim, internim dhe dëbime, kishte menduar edhe për një tjetër sfilitje, punë e detyruar për kundërshtarët e regjimit komunist, metodë qe vinte nga skllavëria e hershme dhe e vonë, ku diktatura komuniste në Shqipëri e solli skllavërinë duke hapur qindra kantiere punë.
40 kampet ku u shfrytëzuan të burgosurit dhe të internuarit nga 1944 deri 1955
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikon dokumentin e qeverisë amerikane.
Dokumenti i qeverisë amerikane mbi punën e detyruar në Shqipëri, zbardh hartën e vendosjes së tyre, të dhëna mbi llojin e punës së detyruar, kushtet e vështira dhe numrin e të burgosurve dhe të internuarve që ishin izoluar dhe shfrytëzoheshin në to.
Një listë prej 40 kampesh pune të detyruar, ku regjimi komunist shfrytëzonte punën e të burgosurve politikë dhe të të internuarve, listohet në një raport të qeverisë amerikane të vitit 1955.
Raporti do të diskutohej në mbledhjen e OKB-së. Lista e kampeve na zbulon vendet ku u shfrytëzua krahu i punës së të dënuarve politik në Shqipëri. Shtrirja e tyre është pothuajse në gjithë Shqipërinë, duke shënjuar 40 pika në hartën e vendit, të cilët sot minimalisht duhet të kishin nga një vend përkujtimi në shenjë nderimi për punën nën sakrifica të mijëra të dënuarve politik që vuajtën nën regjimin komunist.
Lista e 40 kampeve të punës së detyruar pajiset me shënime plotësuese mbi llojin e punës që është bërë si dhe numrin e të burgosurve a të internuarve, që vuajtën dënimin absurd në këto kampe.
Burgjet Politike dhe kampet e përqendrimit në Shqipëri 1944 -1954
Në kampin e Kamzës numri i pjesëtarëve: 500 – 1.100. 60 përqind janë gra e fëmijë. Pjesëtarët punojnë në fermën shtetërore “ylli i kuq “dhe fabrikën e tullave aty afër.
Në kampin e Valiasit, numri i pjesëtarëve: 1.500. Pjesëtarët janë ish-oficerë dhe nën punës qeveritarë si dhe familje e atyre që kanë kaluar në Perëndim.
Në kampin e Cërrikut, numri i pjesëtarëve: 500. Pjesëtarët e këtij kampi punojnë në rafinerinë e madhe të vajgurit që po ndërtohet.
Në kampin e Maliqit, numri i pjesëtarëve: 800 – 2.300. Pjesëtarët kanë punuar në tharjen e liqenit të Maliqit, shumë janë varrosur të gjallë në projekt.
Në kampin e Burrelit, numri i pjesëtarëve: 3.600 -4.000. Kjo koloni penale përbëhet nga ish oficerë të lartë të vendit para luftës. Shumë kanë vrarë veten.
Në kampin e Vloçisht, numri i pjesëtarëve: 1.200 – 1.400. Ky njihet si “Kampi I vdekjes” për arsye të konditave të tmerrshme pune e jetese.
Në kampin e Pojan, numri i pjesëtarëve: 1.400 -1.600. Në këtë kamp gjithashtu shkalla e vdekjes është e lartë për arsye të konditave të tmerrshme pune në projektet e kanalizimit.
Në kampin e Tepelenës, numri i pjesëtarëve: 450 -2.800. Gati gjithë pjesëtarët e këtij kampi janë familje nga veriu i Shqipërisë. Shkalla e vdekjes është shumë e latë.
Në kampin e Fierit, numri i pjesëtarëve: 140. Pjesëtarët në këtë kamp punojnë në projekte tharje e kanalizime.
Në kampin e Roskovecit, numri i pjesëtarëve: Nuk dihet. Projekte tharje
Në kampin e Bedenit në Kavajë: 1.700 – 2.000. Pjesëtarët punojnë në projekte vaditje dhe në tharje kënetash.
Në kampin e Bishqemit, numri i pjesëtarëve: Nuk dihet. Pjesëtarët punojnë në fermë shtetërore dhe në rrugët.
Në kampin Ura Vajgurore, numri i pjesëtarëve: 500-1.500. Të dënuarit punojnë në ndërtimin e aerodromit të madh e në projekte industriale e bujqësore.
Në kampin e Beratit dhe Porto Palermos, numri i pjesëtarëve: 150. Pjesëtarët punojnë në fortifikimet bregdetare.
Në kampin e Vlorës, numri i pjesëtarëve: 350-600. Pjesëtarët ndërtojnë rrugë dhe fortifikate dhe punojnë në fermën shtetërore të Llakatundit.
Në kampin e Krujës. Numri i pjesëtarëve: 500-650. Ndërtim rrugësh, prerje lëndë drusore dhe punë bujqësore
Në kampin e Shijakut. Numri i pjesëtarëve: 100. Kryesisht punë bujqësore.
Në kampin e Lushnjes. Numri i pjesëtarëve: 1000. Pjesëtarët janë të gjithë gra, ish- mësuese shkolle dhe profesioniste, ndërtojnë rrugë e bëjnë uniforma ushtarake.
Në kampin e Rrogozhinës. Numri i pjesëtarëve: Nuk dihet. Pjesëtarët punojnë në kanalin vaditës Peqin – Kavajë.
Në kampin e Sukthit, numri i pjesëtarëve: 600.Punojnë në fermën shtetërore “8 nëntori”.
Në kampin e Shkodrës, numri i pjesëtarëve: 2.720.Projekte bujqësore e industriale dhe ndërtim fortifikatash.
Në kampin e Himarës. Numri i pjesëtarëve: 200. Kryesisht punë bujqësie dhe fortifikime bregdetare.
Në kampin e Korçës.Numri i pjesëtarëve: 450 -1.500.Kanalizime dhe projekte tharje.
Në kampin e Kavajës. Numri i pjesëtarëve: 3.500. Ndërtimi i kanalit vaditës Peqin-Kavajë 37 km dhe punë bujqësie.
Në kampin e Elbasanit. Numri i pjesëtarëve: 400 -800. Projekte bujqësie dhe tharje.
Në kampin e Peqinit. Numri i pjesëtarëve: 90. Ndërtim rruge dhe projekte vaditje.
Në kampin e Tiranës. Numri i pjesëtarëve: 600 – 3500. Projekte industriale, ndërtim rrugësh dhe kanalizime.
Në kampin e Gramshit. Numri i pjesëtarëve: 800. Kryesisht punë bujqësie.
Në kampin e Sarandës. Numri i pjesëtarëve: 260. Fortifikata bregdetare, projekte vaditëse.
Në kampin e Petrelës. Numri i pjesëtarëve: Nuk dihet.
Në kampin e Shushicës, numri i pjesëtarëve: Nuk dihet.
Në kampin e Kafarajt. Numri i pjesëtarëve: Nuk dihet.
Në kampin e Shtyllasit. Numri i pjesëtarëve: Nuk dihet. Kryesisht ferma shtetërore të bulmetit.
Në kampin e Gjirokastrës, numri i pjesëtarëve: 260-1200. Projekte industriale dhe bujqësore.
Në kampin e Durrësit. Numri i pjesëtarëve: 600-800. Pjesëtarët punojnë në projekte të ndërtimit të portit.
Në kampin e Lezhës. Numri i pjesëtarëve: 80. Kryesisht punë bujqësore.
Në kampin e Tropojës. Numri i pjesëtarëve: 180. Kryesisht punë bujqësore.
Në kampin e Rembecit. Numri i pjesëtarëve: Nuk dihet. Projekte tharje e punë bujqësore.
Në kampin e Kakariqit. Numri i pjesëtarëve: NUk dihet. Projekte kanalizimi dhe vaditje.
Në disa raste tregohet numri më i vogël e më i lartë i pjesëtarëve në çdo institucion. Numri i pjesëtarëve në disa kampe nuk ka qenë zbuluar kurrë.
Në diktaturën komuniste në Shqipëri të përndjekurit politikë kalonin në një zinxhir vuajtjesh nga pushkatimi, burgimi, internimi, dëbimi, punë e detyruar, dhunë psikologjike dhe fizike, pra, një jetë në skëterrë, lëndime, vuajtje dhe dhimbje, jetë të humbura, murana me varre sa dhe sot rënkojnë duke kërkuar liri.
Nga vetë fakti detyrim, regjimi diktatorial ndryshe nga metodat klasike e skllavërisë, kishte përdorur krimet kundër shtetit si argument për të ndëshkuar kundërshtarët, pra, të gjithë ata që konsideroheshin kundërshtarë politike dhe mendonin ndryshe nga regjimi, do të detyroheshin të ishin të burgosur, të internuar, por dhe të detyruar të punonin?!
Për të realizuar punën e detyruar regjimi diktatorial kishte vendosur masa ekstreme, si rrahja me shkop gome, torturimi, lagia me ujë të ftohtë në dimër, lënia ditë pa ngrëne dhe mbi të gjitha, kequshqyerja e vazhdueshme.
Kësaj radhe hidhet dritë nga një dokument i qeverisë amerikanë për kampet e punës së të detyruar për të burgosurit dhe të internuarit e regjimit komunist./atsh