40-vjeçari hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku jeton

Një 40 vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jeton. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori” në Berat, rreth orës 07:00.

E.Riko, baba i dy fëmijëve, është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka marrë pl.agë të shumta.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Raportohet se gruaja e tij është përpjekur që ta tërheqë nga ballkoni, por nuk ka mundur dot.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan 40 vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.06.2019, në lagjen “30 Vjetori”, Berat shtetasi E.R, 40 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

Loading...