40-vjeçari shqiptar qëllohet 4 herë në kokë dhe bark dhe lihet i shtrirë në rrugë

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur në Greqi.

Ai u qëllua me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik duke u lënë i gjakosur në rrugë, ndërsa sipas policisë, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar.

Mediat greke njoftojnë se, viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...