42-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, zbardhen dyshimet e para të policisë

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në rrugën Maliq Muço në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se 42-vjeçari është vetëvarur duke i dhënë fund jetës.

Megjithatë grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 04.07.2023, rreth orës 13:55, në rrugën “Maliq Muço”, në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 42 vjeç”, njofton policia.

Loading...