Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili ka thyer derën e banesës së shtetases me inicialet K.D., dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë elektrike.
NJOFTIMI
Korçë
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Dhunimi i banesës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 45 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka dëmtuar derën e banesës së shtetases K. D. dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.