466 të punësuar gjatë javës vetëm nga zyrat e Punës

Javën e fundit, vetëm nga zyrat e Punës në shkallë vendi janë punësuar 466 persona.

Sipas shifrave të raportuara nga zyrat e Punës, Berati ka 18 të punësuar, prej të cilëve 10 në Berat, 6 në Kuçovë e 2 në Skrapar.

Në Durrës janë punësuar 44 persona prej të cilëve 29 në qytetin e Durrësit si dhe 15 në Krujë.

Fieri ka 49 të punësuar, 9 prej tyre në Fier, 27 në Lushnjë, si dhe në Mallakaster 13.

Korça ka 48 të punësuar, 33 në këtë qytet, Devolli 10, Kolonja 3, e Pogradeci 2 të punësuar

Në Dibër u punësuan 5 persona, 1 në Bulqizë, 4 në Dibër.

Elbasani ka 53 të punësuar, 19 në këte qytet, në Gamsh 4, Librazhd 10, si dhe në Peqin 20 persona.

Gjirokastra 56 të punësuar, ku 22 u punësuan në Gjirokastër, 1 në Përmet, 33 në Tepelenë.

Kukësi ka 15 të punësuar, 5 në Has, në Kukës 8  e 2 në Tropojë .

Lezha ka 39 të punësuar gjithsej, 29 në Lëzhë, 6 në Kurbin si dhe 4 në Mirditë.

Shkodra ka 49 të punësuar, 4 prej të cilëve në në Malësinë e Madhe, në Pukë 6 e në Shkodër 39.

Tirana kryeson me 68 të punësuar, Vlora 22 të punësuar nga të cilët 19 janë punësuar në këtë qytet dhe 3 në Sarandë. /atsh

Loading...