48 orë pas vaksinimit 23-vjeçarja shqiptare humb jetën, familjarët ngrenë akuza të forta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas, në Kosovë, ku një 23-vjeçare ka ndërruar jetë pak ditë pasi është vaksinuar kundër Covid-19.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Zarife Imeri, 23-vjeç, e teksa familja jep lajmin e dhidhur akuzon se e reja ndërroj jetë për shkak të vaksinës.

“U detyrovë të vaksinohesh që të qendërosh në vëndin e punës .Ajo vaksinë pas 48 ore të shkatoj vdekjen. Mos na #detyroni mos na #kushtëzoni Prehu në paqe mbesa jonë” shkruan një nga familjarët në rrjetet sociale.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për Telegrafin se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

“Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Loading...