Në Kampionatin Botëror të Futbollit që do zhvillohet në Katar në vitin 2022, mund të marrin pjese 48 skuadra, dhe jo më 32.
Lajmin e bëri të ditur presidenti i FIFA Giani Infantinno, i cili tha se në vitin 2026 do të marrin pjesë në botëror 48 skuadra. Presidenti i FIFA theksoi se po punohet me Katarin që kjo të ndodhë më shpejt, që në kampionatin botëror të ardhshëm.
Infantino sqaroi se vendimi do të merret përpara se të fillojnë ndeshjet eleminatore të botërorit të vitit 2022.
Kreu i FIFA tha se “po punojmë që të rritim numrin e skuadrave në një kampionat botëror nga 32 në 48 skuadra”. “Është e sigurt që në 2026 në Amerikë, Kanada dhe Meksikë do të marrin pjesë 48 shtete. A mund të ndodhë më parë? Presidenti i FIFA nuk e përjashtoi si mundësi. Kreu i FIFA uroi të bëhet sa më shpejt realitet.
Rritja e numrit të skuadrave në një kampionat botëror, u jep më shumë mundësi vendeve të vogla, si Shqipëria për të qenë pjesë e kompeticionit. /atsh