49-vjecarja u gjet pa jetë – Ngjarja brenda familjes, shpallet në kërkim kunati

Një person është shpallur në kërkim për gruan 49-vjecare që u gjet pa jetë ditën e sotme pranë liqenit të Sharrës.

Në kërkim është shpallur shtetasi Dashamir Xhepa, kunati i gruas që u gjet e pa jetë.
Bazuar në kqyrjen e vendit te ngjarjes që ndodhet vetëm 300 metër larg shtëpisë se viktimës dhe nga pyetja e dëshmitarëve, dyshohet se kunati është autori i ngjarjes.

“Lirie Xhepa 49 vjeç u gjet e vrarë më armë zjarri pistoletë, pranë kodrave të liqenit të Sharrës mëngjesin e së enjtes. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të krimit të rëndë ”

Policia shoqëroi dy djemtë e viktimës por edhe disa banorë të zonës të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen.

Gruaja e vrarë prej vitesh ishte e ve pasi burri i saj kishte nderruar jetë 10 vite me pare, ndërsa banorët e zonës shprehen të habitur për krimin e rëndë.

“Jetonte me djemte e saj pasi burri ka vite qe I ka vdekur. Se di ca te them. jam habitur. ”

Ekpertët e krimeve ndaj jetës dhe prokurori që mbërritën në vendngjarje nuk kanë ende një motiv për vrasjen e 49 vjeçares.

Dëshmitë e familjarëve të saj pritet të hedhin më shumë dritë mbi vrasjen e gruas.

Vendi ku u gjet trupi i pajetë ndodhet jo shumë larg banesës së 49 vjeçarës ndërsa provat pritet të përcaktojnë nëse është ekzekutuar aty apo është transportuar për të fshehur gjurmët.

Loading...