Një 29-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë. Viktima është Ardita Muça nga Arapaj. Familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në drejtorinë e Policisë së Durrësit
Në dëshminë e familjarëve në polici thuhet se e reja:
“Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit, pas katër ditësh ka dale nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme.
Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë.
Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”.