5 masat lehtësuese që do marrë qeveria

Kryeministri Rama rendit 5 masat lehtësuese që qeveria i ka gati, por do të merren në mënyrë të përshkallëuzara me pikatore. 

Ai sqaroi se vënia e tyre në zbatim “nuk do të fillojnë derisa të shohim zbatimin e masave që kemi paralelisht me uljen e kurbës së epidemisë”.

5 masat lehtësuese:

1.Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bërë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e aktivitete të lejuara. Por në të njëjtën kohë marrja në automjetet e punës të personave nga familja do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u saktësuar, me sekuestrimin e automjetit dhe heqje lirie.

-Marrja në automjet e një pensionisti, përjashtuar nevojave të urgjencave shëndetësore, do të ndëshkohet me sekuestrim të makinës, heqje të lejes së drejtimit dhe heqje lirie.

-Për taksitë nuk do të ketë masë lehtësuese për momentin.

2.Do hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar nga 60 minuta për 90 minuta.

3.Kryerja e pazarit me makinë do të jetë e mundur, por me sanksione të forta, sekuestrim të makinës, heqje të lejes së drejtimit dhe heqje lirie.

4.Të lehtësojmë aktivitetet në njësi individuale (jo lokale, palestra), që s’janë njësi tregtare brenda qendrave të mëdha tregtare. Duhet të jenë të përgatitur të pajisur me maska, dorashka, dezinfektant për të gjithë klientët. Nëse nuk plotësojnë masat do të dënohen me konfiskim të gjithçkaje që ka brenda, me mbyllje për një kohë të pacaktuar të biznesit dhe heqje lirie.

5.Po studiojmë shtrirjen e fashës orare. Është e diskutueshme në kushtet që jemi tani. Por nuk është fasha orare problemi.

Loading...